Lajme

Finlanda: Rusia po përgatitet për një luftë të gjatë me Perëndimin

03/13/2024 13:00
nga:N K

Kryeministri i Finlandës thotë se Rusia është “duke u përgatitur” për një “konflikt të gjatë” me Perëndimin – por nuk është “e pathyeshme”.

Petteri Orpo ka folur sot në Parlamentin Evropian për rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, pasi Vladimir Putini u zotua të dërgojë trupa në kufirin Rusi-Finlandë në përgjigje të anëtarësimit të Finlandës në NATO.

Udhëheqësi rus tha në një intervistë se anëtarësimi ishte “një hap absolutisht i pakuptimtë nga pikëpamja e sigurimit të interesave kombëtare të Finlandës”.

Rusia “duket se po përgatitet për një konflikt të gjatë me Perëndimin”, u tha Orpo eurodeputetëve, por shtoi: “Rusia nuk është e pathyeshme”.

Ai gjithashtu akuzoi Rusinë për “armatim” të migracionit kundër Finlandës dhe sulmoi Moskën për “shtyrjen e shtetasve të vendeve të treta drejt kufirit tonë lindor” në një veprim “të papranueshëm”.