Lajme

Osmani: Serbia duhet t’i ekstradojë të gjitha ata që ishin pjesë e planifikimit dhe organizimit të sulmit të 24 shtatorit

03/13/2024 12:14
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë konferencës për media me emisarin amerikan, Gabriel Escobar, foli për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Osmani tha se grupi i përfshirë në këtë sulm duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë.

Ajo deklaroi se Serbia duhet t’i ekstradojë të gjitha ata që ishin pjesë e planifikimit, financimit dhe organizimit të këtij akti agresioni

“Grupi paramilitar nga Serbia i përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë. Për këtë akt agresioni dhe sulm terrorist duhet të ketë përgjegjësi. Serbia duhet t’i ekstradojë të gjitha ata që ishin pjesë e planifikimit , financimit dhe organizimit të këtij akti agresioni kundër Republikës së Kosovës dhe kundër stabilitetit në rajon. Ne do të vazhdojmë ti zbatojmë standartet më të larta për një gjykim të drejtë dhe do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me aleatët tanë e në veçanit me SHBA-të” deklaroi Osmani raporton Gazeta Blic.