Barcelona mundi 3:1 Napolin në shtëpi dhe kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Takimi i parë mes Napolit dhe Barcelonës i luajtur në Napoli përfundoi 1:1, ndërsa katalanasit fituan 3:1 në kthim në stadiumin Olimpik, sepse Camp Nou është duke u rinovuar.
Pas ndeshjes, trajneri Xavi foli për presionin ndaj lojtarëve dhe tregoi se si i motivoi lojtarët e tij para këtij dueli, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ka shumë presion mbi lojtarët. Dje, gazetarët e paraqitur si tifozë të Barçës na quajtën budallenj të Champions League dhe shkruanin se do të shkarkohem nëse humbasim. U thashë lojtarëve se nuk është aq serioze dhe se askush nuk do të vdes nëse humbasin”, tha Xavi.
🗣️ Xavi: "There is too much pressure on the players. Yesterday, journalists who claim to be Barca fans called us the buffoons of the Champions League and wrote that I would be on the streets if I lost.
I told the players it wasn't that serious and that no one would die if they… pic.twitter.com/5z5JLfLYg0
— Football Talk (@FootballTalkHQ) March 13, 2024


