Lajme

Poston fotografi me armë në rrjete sociale, policia e interviston

03/13/2024 09:19
nga:N K

Pas publikimit të disa fotografive me armë zjarri në rrjetet sociale, policia në Podujevë ka intervistuar një të dyshuar, ndërsa me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Organet e rendit njoftojnë se pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.