Lajme

Zhduket një grua në Viti

03/13/2024 09:05
nga:Y I

Një grua është raportuar e zhdukur në Viti.

Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë i cili ka thënë se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohur për vendndodhjen e saj.

Policia bën me dije përmes raportit se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.