Lajme

Shpërthim në një ndërtesë të Kinës, vdesin dy person, plagosen 26

03/13/2024 08:39
nga:Y I

Një shpërthim në një ndërtesë të Kinës Veriore që dyshohet se u shkaktua nga rrjedhja e gazit, ka lënë të vdekur dy persona dhe plagosi 26 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi herët në mëngjes nga një dyqan pulash të skuqura në qytetin Sanhe, thanë autoritetet në një deklaratë.

Qyteti është vetëm një orë me makinë në perëndim të Pekinit.

Policia rrethoi rrugët 1 kilometër nga shpërthimi, shkruan AP.

Mbi 150 zjarrfikës u dërguan për të vënë nën kontroll flakët.