Lajme

Ushtria ruse pretendon se vrau më shumë se 200 luftëtarë gjatë inkursionit

03/13/2024 07:21
nga:Y I

Ushtria ruse thotë se vrau 234 luftëtarë ndërsa pengoi një inkursion kufitar që fajëson Ukrainën.

Ajo tha gjithashtu se sulmuesit humbën shtatë tanke dhe pesë automjete të blinduara.

Grupet paraushtarake që supozohet se përbëhen nga partizanë rusë me bazë në Ukrainë thanë se kanë kryer sulme në Belgorod dhe Kursk, mëngjesin e së martës.

Legjioni i Lirisë së Rusisë, Korpusi Vullnetar Rus dhe Batalioni Siberian morën përgjegjësinë, duke lëshuar video që ata thanë se i shfaqnin në territorin rus.

Rusia pretendon se ndaloi çdo sulmues që të kalonte kufirin.

Luftëtarët që dolën nga Ukraina u përpoqën të arrinin në qytetin Tetkino, i cili shtrihet afër kufirit, sipas guvernatorit të rajonit Kursk të Rusisë, Roman Starovoit.

“Kishte një përpjekje nga një grup sabotazhi dhe zbulimi për t’u depërtuar. Pati një betejë me të shtëna, por nuk pati asnjë përparim”, tha ai.

Sky News nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur këto raporte.