Lajme

Kosovë Gjoci: Escobar do ketë kërkesa direket – ‘Asociacioni, dinari dhe zbatimi i marrëveshjes’

03/12/2024 21:16
nga:G B

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të mërkurën dhe të enjten do ta vizitojë Kosovën.

Kjo vizitë sipas gazetarit Kosovë Gjoci, ka për qëllim t’i zgjidh tri probleme që kanë të bëjë me krijimin e Asociacionit, çështjen e dinarit dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura me parë.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Gjoci ka thënë se Escobar pritet të jap mesazhe direket për këto tri tema, raporton gazeta10.

“Ardhja e Escobarit në këtë kohë lidhet pak a shumë edhe me zbehjen e rolit të Miroslav Lajçak. Duke pas parasysh se tash Bashkimi Evropian është në fushatë zgjedhore dhe z. Lajçak me shumë gjatë nuk do të jetë më i dërguari special i BE-së në dialogun Kosovë – Serbi”, ka thënë Gjoci.