Lajme

Lajçak në Gjermani, në disa takime bisedon për dialogun Kosovë-Serbi

03/12/2024 19:12
nga:Sh R

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar për vizitë në Berlin të Gjermanisë.

Lajçak në Berlin me zyrtarë nga Kancelaria dhe ministria e Jashtme folën për gjendjen e dialogut si dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Mezi presim ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë”, shkroi Lajçak.

Ndërsa, nesër për vizitë në Kosovë do të jetë i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Vizita e Escobarit në Kosovë vjen pas vendimit të BQK-së për sa i përket dinarit serb.