Jordy Tshimanga është larguar përfundimisht nga skuadra e Trepçës.
Ai qëndroi edhe disa kohë në Mitrovicë, me shpresën që vendimi për pezullim do të apelohej.
Mirëpo, sot përfundimisht u largua edhe nga qyteti, raporton mediumi ‘Jepi Zë’.
Tshimanga u penalizua pasi rezultoi pozitiv në doping në një ndeshje të FIBA.
Ai pati paraqitje mjaft të mira për Trepçën, duke kontribuar mjaft shumë në serinë prej 14 fitoreve radhazi.