Lajme

Gecaj: Paralajmërimi i Inteligjencës Amerikane për Kosovën, i saktë

03/12/2024 18:51
nga:Sh R

Ushtaraku Hysen Gecaj, thotë se qëndron paralajmërimi i Inteligjencës Amerikane se në 2024-tën Ballkani Perëndimor mund të përballet me një një rrezik të dhunës së lokalizuar ndëretnike.

“Sigurisht që informacioni është bukur shumë real. Dhe ato informata sigurisht që janë mbledhur nga terreni këtu në Kosovë, nuk kanë ardhur nga diku tjetër”, u shpreh ai.

Gecaj tutje në Info Magazine, potencoi se Kosova ka potencial të vetin që bëj vlerësime të tilla, dhe në të kaluarën është bërë diçka e tillë, dhe se është paralajmëruar se mund të ketë kërcënime të kësaj natyre.

“Rrjedha e ngjarjeve që kanë ndodhur në Kosovë që nga paslufta deri më tani, ka dhënë disa sinjale, përveç nga informacionet që janë mbledhur nga terreni se mund të kemi kërcënime. Këto kërcënime janë shtuar në veçanti me fillimin e luftës në Ukrainë, dhe me presionin rus ndaj politikës serbe që të zgjerohet ky front edhe më tepër”.