Ish kryenegociatori i dialogut Kosovë-Serbi, Avni Arifi, ka thënë se në Kosovë sot janë katër zhvillime interesante, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ambasadorët kanë shkuar në takim te Osmani, Escobar me fjalë të rënda për Kurtin, ministri Aliu na ka gëzuar me një lajm të mirë, e ministrja Gërvalla nga NATO ka konstatuar se Kosova është kontributdhënëse e paqes.
Postimi i tij i plotë
Janë katër zhvillime tepër interesante politike në Kosovë sot:
1) Parkingu i Qeverisë/Presidencës i mbushur me vetura të Ambasadave. Spo dihet pse po sigurtë Alpin baba ka bo mirë dicka e janë shku Ambasadorat e vendeve Aleate me ja bo përhajr
2) Escobar do fjalë pak si tepër të randa i paska fol po se besoj që është qashtu se Albini që nuk mashtron kurrë para disa dite tha që raportet me SHBA janë të mira
3) Ministri Aliu na paska gëzu me një lajm tepër të mirë. Nga zona kufitare me Shqiperinë na ka gëzu. Paramendo rruga Kërtec Pashticë Zhapod e cila me shekuj ishte anashkalu nga armiqtë e jashtëm dhe të mbrendshëm po rehabilitohet më në fund. Ju faleminderit që egzistoni patriota
4) Ministrja Gërvalla nga NATO paska konstatu se Kosova është dëshmu si kontributdhënëse e paqes. Phaaa i erdh dita Donikës me u lëvdu me punën e mëparshme tëLDK/PDK AAK


