Lajme

Gjakderdhje edhe në Ramazan, arrin në 31 mijë e 184 numri i palestinezëve të vrarë

03/12/2024 17:45
nga:Sh R

Numri i palestinezëve që u privuan nga jeta që nga 7 tetori, ka arritur në 31 mijë e 184, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Sulmet izraelite sipas saj kanë lënë të plagosur 72 mijë e 889 palestinezë të tjerë, raporton The Guardian.

Ministria tutje theksoi se shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë, dhe mijëra trupa të tjerë ka të ngjarë të mbeten të pa numëruar nën rrënojat në të gjithë Gazën.