Lajme

Klinë: Gruaja deklaroi në polici se u dhunua nga burri i saj

03/12/2024 16:44
nga:Sh R

Një grua e ka denoncuar burrin e saj në polici për dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur në Klinë.

Viktima ka deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti.

Po ashtu ajo iu tha hetuesve policorë se ishte dhunuar nga burri.

Sipas saj, ai e kishte detyruar të kryente marrëdhënie pa dëshirën e saj.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga policia.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor.

Ai është intervistuar nga prokurori dhe me vendim të tij është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq viktima, ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarit janë iniciuar rastet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Dhunim”.