Sporti

Presidenti i Chelsea udhëton në Arabinë Saudite, kërkon miliona të reja për klubin

03/12/2024 15:34
nga:Mergim Rreci

Chelsea është larg kalimit të momentit më të mirë financiar dhe tashmë në Angli flitet për një vizitë të presidentit të Bluve në Arabinë Saudite.

Sipas The Telegraph , Todd Boehly ishte në Lindjen e Mesme ku u takua me Michael Emenalo, ministër i sportit dhe drejtor i futbollit për Ligën Saudite, me synimin për të shitur disa lojtarë dhe madje edhe hyrjen e mundshme të një sponsori të ri në ekip, përcjell GazetaBlic Sport.

Mendy dhe Koulibaly ishin dy shembuj të lojtarëve që tashmë janë transferuar në Arabinë Saudite, por Chelsea duhet të vazhdojë të shesë.

Një nga emrat më të përfolur është Lukaku, i huazuar te Roma , i cili madje e ka kthyer vëmendjen te futbolli saudit. Kepa Arrizabalaga është gjithashtu një dhimbje koke, pasi Real Madridi nuk ka gjasa të shkojë drejt një blerjeje të përhershme.

/GazetaBlic Sport/