Lajme

Rritje e frikshme | Janar – Shkurt, ja sa persona humbën jetën në aksidentet rrugore

03/12/2024 13:58
nga:N K

Zyra e informimit të Policisë së Kosovës ka treguar statistikat e aksidenteve fatale në vitin 2022, 2023 dhe 2024.

Sipas raportit të statistikave që PK-ja i ka dërguar GazetësBlic, në vitin 2022 në Kosovë kanë qenë 95 aksidente fatale.

Ndërsa 106 persona kanë vdekur në këtë vitë.

Policia ka treguar edhe statistikat e aksidenteve fatale, personave të vdekur, personave të lënduar, dhe aksidenteve me dëme.

Sipas statistikave të Policisë, totali i aksidenteve në janar të këtij viti është rritur në  3127 raste ndërsa në vitin e kaluar kanë qenë 2745 raste më pak se muajt Janar dhe Shkurt të këtij viti.

Përsa i përket totalit të aksidenteve të bëra në muajt 2024 , Policia thekson se vetëm muajt Janar dhe Shkurt të këtij viti kanë qenë 3127, ndërsa vitin e kaluar kanë qenë 2745 më pak se këtë vit.

Policia tutje ka theksuar edhe numrin e aksidenteve me lëndime ku në muajt janar-shkurt të këtij viti kanë qenë 1068 raste në rritje  më shumë se vitin e kaluar me 1051 raste./GazetaBlic/