Lajme

Maqedonci: Qendra për Siguri Kibernetike përbën një shtyllë të rëndësishme të mbrojtjes së sigurisë së vendit

03/12/2024 12:54
nga:G C

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, do të trajnojë institucionet e sigurisë t’i bëjnë ballë çdo sulmi të kësaj natyre.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike do të ofrojë trajnime me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit për rreziqet në fushën e sigurisë kibernetike, të përmirësojë aftësitë profesionale dhe të ndihmojë në ngritjen e niveleve të sigurisë kibernetike të institucioneve qeveritare, operatorëve të shërbimeve esenciale dhe ofruesve të shërbimeve digjitale për të arritur kapacitetet për mbrojtjen e infrastrukturës kritike në vend.

“Duke marrë parasysh se viteve të fundit strategjia e luftës dhe interferimit në shtete me qëllim destabilizmin ka ndërruar dukshëm duke u bërë më hibrihde se kurrë, sulmet kibernetike janë çdo herë e më të shpeshta. Konform këtyre rrethanave dhe Ministria e Mbrojtjes është duke zhvilluar politikat e saj. Synimi ynë është që përmes kësaj qendre të trajnojmë instutucionet e sigurisë t’i bëjnë ballë çdo sulmi të kësaj natyre. Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike do të ofrojë trajnime me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit për rreziqet në fushën e sigurisë kibernetike, të përmirësoj aftësitë profesionale dhe të ndihmojë në ngritjen e niveleve të sigurisë kibernetike të institucioneve qeveritare, operatorëve të shërbimeve esenciale dhe ofruesve të shërbimeve digjitale për të arritur kapacitetet për mbrojtjen e infrastrukturës kritike në vend”, ka shkruar Maqedonci.

Maqedonci poashtu bëri të ditur se Cyber Range që do të ofrojë ushtrime në fushën e sigurisë kibernetike për të gjithë ata që do të ndjekin trajnimin është donacion nga Ambasada Amerikane.

“Kurikula për Qendrën Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike që përbën një element thelbësor në zbatimin e strategjisë kombëtare të sigurisë kibernetike, është hartuar me mbështeje nga Ambasada Britanike dhe është implementuar nga Qendra e Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë (DCAF) me ekspertë vendor dhe ndërkombëtar. Kurrikula përfshin një gamë të gjerë temash që trajtojnë sigurinë kibernetike në nivel individual dhe organizativ, 14 kurse të trajnimit, 5 prej tyre përcjellen edhe me ushtrime praktike, si dhe 2 ushtrime në tavolinë (TTX) . Përmes zbatimit të kësaj kurrikule, kjo qendër përbën një shtyllë të re rëndësishme të mbrojtjes së sigurisë së vendit. Personeli sektorit publik dhe privat që kanë infrastrukturë kritike në Republikën e Kosovës të trajnuar në këtë qendër të pajisur me shkathësi digjitale, kompjuterike dhe kibernetike do të përbëjnë murin mbrojtës ndaj çdo sulmi të kësaj natyre. Falenderoj Kryeministrin Kurti, Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-s të cilët mundësuan realizimin e këtij projekti me interes të lartë shtetëror”, u shpreh Maqedonci.

Inaugurimi i kësaj qendre u bë gjatë mëngjesit të sotëm ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves,