Lajme

Fushtica: Vlera e dëmeve nga erërat e forta s’është e madhe, kësi moti mund të përsëritet ditëve në vijim

03/11/2024 19:02
nga:G B

Erërat e forta kanë goditur Prishtinën sot, gjatë ditës.

Drejtori për Emergjenca të kryeqytetit, Lulzim Fushtica, tha se vlera e dëmeve të shkaktuara s’është e madhe, ndërsa një lloj i tillë i motit mund të përsëritet prapë ditëve në vijim.

“(Vlerësimi i dëmeve) është në fazën fillestare, ekipet sipas protokolleve që i kemi e përgatitim raportin ku dalim edhe me vlerën e dëmeve, por nuk janë dëme të mëdha – për fat të mirë”, tha ai.

“Por ne duhet të kemi parasysh se kësi lloji moti ekstrem për shkak të ndryshimeve klimatike globale, mund të presim edhe në ditët dhe muajt në vijim”, theksoi Fushtica, në ‘Info Magazine’.