Roman Abramovich i cili u detyrua të shesë Chelsean për shkak të luftës në Ukrainë, do t’i rikthehet futbollit pasi shprehu interesin për të blerë një klub spanjoll.
Miliarderi thuhet se dëshiron një shumicë të aksioneve në Valencia, e cila është në krizë financiare.
Pronari aktual i “Lakuriqëve” Peter Lim tentoi t’i shiste klubin Abramovich dy vite më parë, për të cilin kërkoi 250 milionë euro, shumën e borxheve të klubit.
Abramovich u bë pronar i Chelsea në 2003 dhe u largua në 2022 për shkak të sanksioneve kundër oligarkëve rusë për luftën në Ukrainë.
Londinezët në kohën e tij ishin pesë herë kampionë të Anglisë, pesë herë fituan FA Cup, tre herë Kupën e Ligës, dy herë fituan Champions League dhe një herë Europa League.
/GazetaBlic Sport


