Lajme

PDK paralajmëron inicimin e Komisionit Hetimor për kontratat një burimore

03/11/2024 12:30
nga:G C

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se do ta iniciojnë një Komision Hetimor për kontratat një burimore.

Sipas tij, vetëm në vitin 2023 në Republikën e Kosovës, janë lidhur rreth 544 kontrata një burimore, dhe siç tha ai, vlera e tyre shkon rreth 116 milionë euro.

“Janë kontrata që janë burim i korrupsionit, të negociara në tavolinë, që i shmangen konkurrencës, kontrata që dëmtojnë buxhetin e Kosovës dhe kur e sheh numrin e tyre kaq të madh dhe shumën kaq të madhe të konvertuar në euro, është shqetësuese. Si grup parlamentar i PDK-së kemi paralajmëruar që do ta inicojmë një Komision Hetimor për këto kontrata. Këtu nuk përfshihen kontratat sekrete nëpër të cilat nuk kemi qasje, nëse i shtojmë edhe ato, numri është shumë më i madh dhe i dëmshëm për buxhetin e Republikës së Kosovës”, u shpreh Tahiri.

Tenderët njëburimor të Qeverisë, LDK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme

Tahiri i AAK-së: Numri i madh i kontratave njëburimore, duhet të adresohen te Prokuroria