Lajme

Osmani: Guximi i studentëve bëri që kauza jonë për Kosovën Republikë të marrë formë

03/11/2024 12:06
nga:N K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar demonstratat e vitit 1981 të organizuara nga studentët kundër regjimit të Serbisë.

Ajo ka thënë se guximi i studentëve në demonstratën e organizuar bërë që kauza e Kosovës për Republikë të marrë formë e të vazhdojë deri më 17 shkurt 2008.

“ 43 vjet më parë, guximi i studentëve i manifestuar me demonstrata bëri që kauza jonë për Kosovën Republikë të marrë formë dhe vazhdojë tutje deri në përmbushjen e saj, më 17 shkurt të vitit 2008.‘Revolta e bukës’, në mensën e Universitetit të Prishtinës ishte në fakt revoltë kundrejt një regjimi shtypës , e cila shënoi fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Këto demonstrata ndryshuan rrjedhën e historisë me kauzën e qartë për mbrojtje të dinjitetit, identitetit kombëtar dhe të drejtës për shtet”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se trashëgimia e demonstratave të vitit 1981 është në funksion të kujtesës së fuqisë transformuese të studentëve për të bërë ndryshime rrënjësore.