Lajme

Ambasadori amerikan në Beograd e takon Vuçiqin për shkak të çështjeve në rajon

03/11/2024 11:14
nga:G C

Ambasadori amerikan Christopher Hill ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq me të cilin ka diskutuar për shumë çështje të rëndësishme në rajon, si dhe, sipas pretendimit të Vuçiqit “për pozitën e serbëve në Kosovë”.

“Një bisedë e hapur me ambasadorin Christopher Hill për pozitën e serbëve në Kosovë, situatën e ndërlikuar gjeopolitike dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Ai ka shtuar se ai ka përsëritur “qëllimet dhe interesat kryesore të Serbisë”.

“E ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij, duke mos treguar se çfarë ka thënë ambasadori amerikan.