Lajme

Pantina e LDK-së: Qeveritarët kanë mungesë të dijes, na lanë nën kthetrat e dialogut me Serbinë

03/11/2024 10:53
nga:G C

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina ka folur rreth vizitës së të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Kosovë.

Pantina në një prononcim për GazetaBlic thekson se, në këtë takim do të flitet për probleme të panevojshme, ashtu siç është puna e dinarit.

Sipas Pantinës, fokusi duhet të ishte tek zgjidhja përfundimtare.

“Besoj se edhe kjo vizitë është pjesë e një procesi të stërgjatur të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për një zgjidhje pëfundimtare. Për fat të keq, në vend që i gjithë fokusi të ishte tek zgjidhja përfundimtare, tani duhet të flitet për probleme tjera, krejtësisht të panevojshme, siç është puna e dinarit”, tha Pantina.

Pantina thotë se mungesa e dijes së qeveritarëve aktual po e mbanë Kosovën nën kthetrat e dialogut me Serbinë.

“Sikur marrëveshja përfundimtare të arrihej para 10 vitesh, ne sot nuk do flisnim për Serbinë, por për presioni mbi Qeverinë do ishte për projekte të mëdha që nxisin zhvillimin ekonomik, arsim e shëndetësi. Mungesa e dijes dhe kreativitetit të qeveritarëve, po e mban Kosovën dhe qytetarët e saj në kthetrat e dialogut me Serbinë”, tha Pantina për GazetaBlic.

Haliti: Veç protestat popullore do ta detyronin Qeverinë që të thërras zgjedhje të reja