Lajme

43 vite nga demonstrata e studentëve, ndikoi në ndarjen e shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia

03/11/2024 08:16
nga:G C

Sot 43 vite më pare u bë organizimi i demonstratës studentore, protesta e parë që u shtyp me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave.

Me datën 4 mars të vitit 1981 studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981.

Shkak i këtyre demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur.

Por, organet shtetërore ndërhynë me tërë brutalitetin e tyre gjatë tubimeve, dhe ish-armata jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës, duke u vendos në tërë territorin u vendos gjendja e jashtëzakonshme, e më vonë edhe shtetrrethimi.

Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit të vitit 1981, shënuan fillimin e kthesës vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia.