Lajme

Sot varroset çifti nga Deçani, që vdiqën në aksident

03/11/2024 07:01
nga:G C

Çifti, Fahri dhe Vlora Gjocaj, që vdiqën në një aksident në Klinë do të varrosen sot.

Familja ka njoftuar se varrimi do të bëhet në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Pejës.

“Varrimi i çiftit FAHRI dhe VLORA (të cilet me datë 09.03.2024 humbje jeten tragjikisht)  do të bëhet diten e hënë, datën 11.03.2024. Funerali niset në ora 13:30 nga Gasallhone-ja ndersa varrimi në ora 14″00 në varrezat e qytetit të Pejës. E pamja do të jetë më datat 12 dhe 13  mars 2024  dhe fillon në ora 08″00 deri 12″00 në fshatin Baballoq, komuna e Deçanit dhe do te  vazhdon pas iftarit nga ora 18″00 deri në ora 20:00 në qytetin e Pejës. Vendi i të pamës në qytetin e Pejës, do te njoftohet neser në ceremonine e varrimit”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ata vdiqën nga një aksident tragjik mes trenit dhe një kombi-busi dje rreth orës 18:00.