Lajme

Londër: Arrestohet një person pasi goditi me veturë portën e pallatit mbretëtor

03/10/2024 20:33
nga:G B

Një person është arrestuar pasi ka përplasur me makinë portat e Pallatit Buckingham në qendër të Londrës.

Oficerët e armatosur nga Policia Metropolitane e arrestuan atë në vendngjarje, nën dyshimin për dëmtim kriminal.

I dyshuari u dërgua në spital dhe u seleksionua sipas Ligjit për Shëndetin Mendor.Policia ka njoftuar se nuk raportohet për të lënduar dhe i dyshuari është liruar me kusht.

Ndërsa kanë bërë të ditur se nuk po e trajtojnë çështjen si ‘të lidhur me terrorin’.

Incidenti ka ndodhur në rezidencën mbretërore në orën 02:33, të shtunën në mëngjes.

Në një deklaratë, Met tha: “Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat.

”Të dielën në mëngjes, skelat, dërrasat dhe bulonat prej druri u panë përpara portës, me detajet e arta të dukshme pas dërrasave, raporton BBC.