Lajme

Çifti që ndërruan jetë pasi u goditën nga treni ishin nga Deçani, kryetari Ramosaj shpreh ngushëllime

03/10/2024 18:11
nga:G B

Çifti i cili ndërruan jetë mbrëmë pasi u goditën nga treni në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, ishin nga fshati Baballoq i Deçanit.

Për rastin në fjalë ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të Fahri Gjocaj dhe bashkëshortes së tij, Vlora Gjocaj nga fshati Baballoq i Deçanit, të cilët humbën jetën si pasojë e një aksidenti në trafik. Në këto momente të rënda për familjen Gjocaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen. Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Sipas policisë, shoferi tashmë i ndjerë, nuk e kishte ndalur automjetin e tij te shenja ‘STOP’ duke u përfshirë pastaj në aksident me një tren.

“Krushevë e Madhe, Klinë / 09.03.2024 – 18:10. Një mashkull dhe një femër kosovar-e kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis automjetit (furgon) që po udhëtonin dhe një treni. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit (i vdekuri) nuk e ka ndaluar automjetin në shenjën STOP para vendkalimit mbi hekurudhë me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Postimi i plotë: