Lajme

Mbi 31 mijë palestinezë të vrarë, lufta spo ndalet as në Ramazan

03/10/2024 15:03
nga:G B

E ka kaluar shifrën 31 mijë numri i palestinezëve që u privuan nga jeta në Gaza, që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Si pasojë e sulmeve izraelite, të plagosur janë 72 mijë e 654 të tjerë, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit, raporton Sky News.

Në shifrat që publikon ministria nuk bëhen dallime mes luftëtarëve dhe civilëve.