Sporti

Një drejtues nga MLS për Milanin, Ibra sjell të besuarin e tij te kuqezinjtë

03/10/2024 12:32
nga:Mergim Rreci

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale i ka lënë dorë të lirë ish-sulmuesit kuqezi, Zlatan Ibrahimovic dhe ky i fundit ka nisur menjëherë nga puna për të përforcuar bordin drejtues të skuadrës.

Kështu media në Itali raporton se Ibra ka vendosur të sjellë në zyrat e Milanit Jovan Kirovskin, ish- drejtuesit e Los Angeles Galaxy, i cili bëri të mundur transferimin e sulmuesit suedez nga Manchester United te klubi i MLS-së në 2018-ën.

Kirovski është larguar nga klubi amerikan në janar të këtij viti dhe Ibra duket i vendosur ta sjellë te Milani, ndonëse mbetet ende i paqartë roli që 48-vjeçari do të marrë në klubin kuqezi.

Me këtë lëvizje, Ibrahimovic tregon se e ka marrë seriozisht eksperiencën e tij të re te Milani dhe kërkon të ketë njerëzit e tij mes drejtuesve të lartë të klubit, në mënyrë që ta ketë më të lehtë menaxhimin.