Sporti

Vëllai i Dani Alves: Ai është në burg, ju tani e doni të vdekur!

03/10/2024 11:01
nga:Lorik J

Vëllai i ish-futbollistit brazilian Dani Alves – Ney, i është përgjigjur informacioneve që u shfaqën se vëllai i tij kreu vetëvrasje. Gazetari brazilian Paulo Albuquerque raportoi se futbollisti 40-vjeçar i ka marrë jetën vetes.

“Ka kaq shumë mizori te njerëzit, aq shumë mizori. Vëllai im u dënua për fjalët e një gruaje që hyri në dhomën e burrave dhe bëri diçka që vetëm ata të dy e dinin. Ju tashmë keni dënuar një burrë, a nuk mjafton kjo? Ai tashmë ka një dënim. Ai është në burg. Tani ju e doni atë të vdekur”, tha Ney Alves.

Më 22 shkurt, 40-vjeçari Alves u dënua me 4 vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një vajze në një lokal nate në vitin 2022.

Përveç kësaj, futbollisti duhet t’i paguajë viktimës 150 mijë euro në formën e dëmshpërblimit moral.

/GazetaBlic Sport