Për shkak të protestave për golin e anuluar në fund të ndeshjes Valencia-Real Madrid, Jude Bellingham mori karton të kuq dhe suspendim me dy ndeshje, për pasojë nuk do të jetë në dispozicion të Carlo Ancelottit për ndeshjet ndaj Celta Vigos dhe Osasuna.
Sot Bellingham nuk do jetë në ekip, por qëllimi i Los Blancos është ta kenë atë në Osasuna.
Si? Duke apeluar dhe duke u përpjekur të shkurtojë skualifikimin në vetëm një ndeshje. Konfirmimi erdhi në një konferencë për shtyp direkt nga trajneri i Realit, Ancelotti.
“Ne kemi apeluar sepse besojmë se suspendimi është i ekzagjeruar. Fatkeqësisht u vlerësua agresiviteti me të cilin ai iu afrua arbitrit, por Bellingham proteston si gjithë të tjerët. Në fakt, mund të them me siguri se shumë e bëjnë këtë në një mënyrë më të ekzagjeruar se ai. Dhe asgjë më shumë. Ne nuk mendojmë se sanksioni është i drejtë”, tha trajneri.
/GazetaBlic Sport/


