Sporti

Ndërron jetë menaxheri i skuadrës së Prishtinës në futsall, Shpëtim Beqiri

03/10/2024 08:12
nga:Lorik J

Ka ndërruar jetë menaxheri i skuadrës së Prishtinës në futsal, Shpëtim Beqiri.

Beqiri i cili ishte pjesë e klubit të Prishtinës në futsal tash e disa vite, ka ndërruar jetë mbrëmë pas një sulmi në zemër, përcjell GazetaBlic Sport.

Për këtë ka njoftuar familja e tij në rrjetin social, Facebook:

“Me pikëllim të thellë në zemer, familjarë, miq e dashamirë ju njoftojm se sot u nda nga jeta burri, vllau, mixha, Baba jonë, Shpetim Beqiri .
Varrimi bëhet ditën e Diel në varrezat e Dragodanit në ora 15:00”, shkruhet në njoftimin e familjes.

/GazetaBlic Sport