Lajme

Prokuroria jep detaje për aksidentin që la dy të vdekur në Klinë

03/09/2024 22:01
nga:Y I

Një aksident mes trenit dhe një kombi-busi në fshatin Krushevë të Madhe të Klinës la dy të vdekur.

Fillimisht ata ishin dërguar me emergjencë në Spitalin e Pejës me plagë të rënda, por nuk iu kanë mbijetuar.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për Express se prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar dërgimin e trupave të viktimave në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes e njëkohësisht ka shkuar edhe në Spitalin Rajonal të Pejës dhe nga mjeku kujdestar i është konfirmuar vdekja e dy viktimave. Prokurori njëkohësisht ka urdhëruar dërgimin e trupave të pajetë në IML për obduksion”, tha Nikçi.

 

Aksident mes një treni dhe një kombi në Klinë, dy të lënduar rëndë

LAJMI I FUNDIT: Humbin jetën dy të lënduarit nga aksidenti i rëndë në Klinë