Lajme

Ajër jo i shëndetshëm, IKShPK jep rekomandime

03/09/2024 11:12
nga:Sh R

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bën thirrje ndaj personave të ndjeshëm që të bëjnë kujdes, pasi që ajri nuk është i shëndetshëm në Prishtinë.

Instituti ka rekomanduar që të reduktohen daljet në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos ata me sëmundje kronike e kardiovaskulare dhe respiratorë, fëmijët dhe shtatzënat.

Ndërkohë, rekomandohet se personat që duhet të dalin, duhet të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall.

Të reduktohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e brenda hapësirave të mbyllura të ndalohet tërësisht.

IKSHPK rekomandon që të qëndroni në shtëpi dhe të mos i hapni dritaret për ajrosje.

Postimi i plotë: