Mauricio Sarri i kthen përgjigje Luciano Moggit, i cili theksoi se nëse Juventusi do të kishte vazhduar me të si trajner atëherë do kishte përfunduar në Serie B.
Trajneri aktual i Lazios u shpreh se në fakt ishte Moggi ai që e dërgoi Juventusin në B ndërsa shtoi se fakti është se bardhezinjtë titullin e fundit e kanë fituar me të në stol.
“Sa i përket deklaratave të Moggit, jam në vështirësi sepse do të më duhej t’i përgjigjesha dikujt që është përjashtuar dhe për këtë arsye ndihem sikur nuk i respektoj të gjithë ata që nuk janë përjashtuar.
E vërteta është se titulli i fundit për Juventusin erdhi nën menaxhimin tim, ndërsa në një histori mbi një shekull si ajo e Juventusit, e vetmja rënie nga kategoria ishte nën drejtimin e tij.
Dhe gjithashtu me 17 pikë të zbritura për kampionatin e ardhshëm të Serisë B…”, u shpreh Sarri.