Lajme

Elshani, PDK: Sot KQZ nga një institucion i pavarur u shndërrua në agjenci të Presidencës e pushtetit

03/08/2024 17:13
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.

Këtë vendim të marrë nga KQZ e ka kundërshtuar përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, i cili tha se KQZ nga një institucion i pavarur kushtetues sot u shndërrua “në një agjenci të Presidencës, MAPL-së dhe vegël e pushtetit”.

Sipas tij, data e votimit do duhej të caktohej nga Presidentja e vendit, e “assesi nga KQZ”.

Vendimi i sotëm është në Kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjit për Zgjedhjet Lokale, Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe mandatin Kushtetues të KQZ”, ka shkruar Elshani.