Kryeministri, Albin Kurti, ka reaguar për djegien e dyqanit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq.
Kurti thotë se ky akt është kryer nga elemente kriminale në Zveçan, të cilët pikërisht me 8 mars kanë zgjedhur dhunën.
Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se shpreson që edhe QUINT dhe Zyra e BE-së ta dënojnë një akt të tillë.
“Përgjigjja ndaj akteve të tilla dhe personave përgjegjës është sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës. Kurse ndaj serbëve të Kosovës që vazhdojnë të përballen me dhunën fizike e psikologjike dhe kërcënimet e vazhdueshme, është mbështetja e inkurajimi për të plotësuar deri në fund vullnetin e tyre.Shpresojmë që edhe ambasadorët e Quintit dhe shefi i Zyres së BE-së, z. Tomas Szunyog, do ta dënojnë ashpër këtë akt kriminal, terrorist e qyqar” shkruan Kurti raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë: