Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Musë Krasniqi.
Haradinaj ka thënë se përpjekjet dhe sakrifica e tij, do të mbeten frymëzim për brezat.
“Ai sot u nda fizikisht nga ne por veprat e tij heroike, përpjekjet e tij të palodhura dhe sakrificat e bëra për lirinë dhe pavarësinë e vendit do të mbeten një frymëzim për brezat e ardhshëm”, ka thënë Haradinaj.
Reagimi i plotë:
Bashkëluftëtari Musë Krasniqi, bashkë me të birin dhe gjithë burrat e Junikut zhvilluan luftë heroike që turpëroi Serbinë, duke nderuar Junikun e gjithë kombin.
Ai sot u nda fizikisht nga ne por veprat e tij heroike, përpjekjet e tij të palodhura dhe sakrificat e bëra për lirinë dhe pavarësinë e vendit do të mbeten një frymëzim për brezat e ardhshëm.
Faleminderit për shërbimin!