Lajme

Më 21 prill votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve veriorë

03/08/2024 14:10
nga:Sh R

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme prezantoi raportin e peticioneve të pranuara nga kryesuesit e Kuvendeve Komunale Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Në këtë mbledhje me 8 vota për asnjë kundër dhe 2 abstenime u votua 21 prilli si datë për mbajtjen e votimit të kryetarëve në komunat veriore të vendit.

Ku fillimisht u prezantua verifikimi i nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

“Nga komuna e Leposaviqit sipas shkresës njoftuese të pranuar nga kryesuesi i kuvendit komunal lista përmban 3 mijë e 30 nënshkrime të plotësuara në 204 faqe të peticionit.

Pas krahasimit me të dhënëat e listës së votuesve që është ekstrakt i regjistrit qëndror civil të bazuar në numrin personal, rezulton se 2 mijë e 95 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Koosvës me të drejtë vote në komunën e Leposaviqit. Pra numti i votuesve për komunën e Leposaviqit është 13 mijë e 441 votues ku 20 për qind për këtë komunë i bie të jenë 2 mijë e 600 e 89 votues andaj këto nënshkrime përbëjnë 20 për qind t ëvotuesve për këtë komunë.

Raporti i verifkimit të peticionit nga KOmuna e ZubinPotokut sipas hskresës njoftuese të pranuar nga

Lista përmbanë 1 mijë e 576 nënshkrime të plotësuara në 158 faqe. Pas krahasimit me të dhënat e listës së votuesve që është ekstrakt i regjistrit civil rezulton se 1 mijë e 380 nënshkues të peticionit janë qytetarë të Koosvës me të drejtë voe në këtë komunë. Numri i votuesve për komunën e XZubinpotokut është 6 mijë e 732 votues ku 20 pqr qind e votuesve për komunë i bie të jenë 1 mijë e 347 votues. Andaj këto nënshkrime përbëjnë 20 për qind t ëvotuesve të kërkuar për peticion.

Verifikimi i peticionit nga Komuna e Zveçanit: Lista përmbanë 1mijë 834 nënshkrime të plotësuara në 185 faqe pas krahasimit me të dhënat e listës së votuesve që është ekstrakt i regjistrit civil në të rezulton se 1714 nënshkues të peticionit janë qytetarë të Kosvës me të drejtë vote në komunën e Zveçanit numri i votuesve në këtë komunë është 7 mijë e 52 votues ku 20 për qind e votuesve për komunë i bie të jenë 1mijë e 411 votues.

Dhe e fundit nga Komuna e Mitrovicës së Veriut lista përmbanë 4mijë e 148 nënshkrime të plotësuara në 423 faqe. Pa krahasimit me të dhënat e listës së votuesve të bazuar në numër personal rezulton se 3 mijë e 653 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në Mitrovicën e Veriut. Numri i votuesve në këtë komunë është 18 mijë e 199 votues ku 20 për qind e votuesve për komunë i bie të jenë 3 mijë e 640 andaj këto nënshkrime përbëjnë 20 për qind të votuesve. Pra ky ishte raporti për verifikimin e nënshkrimeve nga peticioni për largimin e kryetarit sipas kërkesave të kryesuesve të komunave të lartë cekura”, tha kryesuesi.