Lajme

Republika Çeke mbledh fonde për të blerë 300,000 predha për Ukrainën

03/08/2024 11:59
nga:N K

Republika Çeke raportohet se ka mblodhur fonde për të blerë 300,000 predha për Ukrainën.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri i shtetit çek, Petr Fiala.

Fiala tha se një nismë e udhëhequr nga vendi i tij për të blerë municion për Ukrainën ka mbledhur tashmë “para të mjaftueshme për të blerë grupin e parë prej 300,000 predha artilerie”.

“Megjithatë, qëllimi ynë është të ofrojmë shumë më tepër,” shtoi ai.