Lajme

Rrusta e PSD-së: U liruam të gjithë aktivistët, por dolëm nga aty me një gjobë

03/08/2024 08:20
nga:N K

Teutë Rrusta nga PSD-ja njoftoi se pas arrestimeve që u bërë sot gjatë aksionit të kësaj partie, tashmë janë liruar të gjithë nëntë aktivistë të arrestuar.

“Jemi liruar pas procedurave, duke na shqiptuar gjobën për kundërvajtje. Ne dolëm nga aty, por gjithqysh me një gjobë”, tha ajo për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.

Ajo tutje shtoi se nuk ka pasur ndonjë lëndim për t’u theksuar, por që për partinë e saj përbën shqetësim atmosfera siç tha, jodemokratike që po mbretëron dhe se sa vështirë është të realizohet një aksion sipas saj komplet paqësor.

Tutje ajo adresoi kritika ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

“I ka premtuar 160 çerdhe dhe nuk i ka përfunduar as katër. Ajo ka premtuar që tekstet shkollore të jenë në kohë nëpër shkolla dhe ne e dimë që ato janë vonuar dhe nga kjo kanë pësuar fëmijët. Pastaj testi PISA, e dini që jemi duke dështuar secilin vit që të ngritemi dhe të dalim më mirë dhe kjo gjithsesi është problem strukturor, mirëpo në s’kemi parë asnjë politikë që e adreson siç kërkohet këtë problem”, deklaroi Rrusta./Klankosova/