Lajme

Kurti uron Suedinë: Mezi presim ushtarët tuaj të vinë ta mbrojnë kufirin kundër agresionit të Serbisë

03/07/2024 22:03
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Suedinë për anëtarësim në NATO.

Ai përmes një reagimi në platformën “X”, ka thënë se tani Evropa është edhe më e sigurt.

Më tutje, Kurti tha se mezi presin që ushtarët suedezë të vijnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Urime Suedisë që u bë pjesë e NATO’s si anëtari i 32. Një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt dhe një shans më i madh për paqe pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia. Mezi presim të mirëpresim ushtarët e parë Suedisë në kuadër të KFOR-it në Kosovë për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë”, ka shkruar Kurti