Labinot Ademi është zgjedhur kryetar i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, raporton Gazeta Blic.
Ai u zgjodh dje në Kuvendin e dytë zgjedhor të mbajtur nga Njësia Rajonale e OHTK-së në Prishtinë.
Me propozimin e kryetarit Ademi anëtarët e këtij Kuvendi zgjodhën z.Daut Jashari dhe z.Ditar Hoti nënkryetarë të kësaj Njësie Rajonale.
Njoftimi i plotë:
Njësia Rajonale e OHTK-së në Prishtinë ka mbajtur Kuvendin e dytë Zgjedhor
Duke vazhduar maratonën e procesit zgjedhor, Njësia Rajonale e OHTK-së në Prishtinë, sot, në Hotel “Sirius” ka mbajtur Kuvendin e Dytë Zgjedhor.
Në fillim të këtij Kuvendi, nga përfaqësuesit e OHTK-së u prezantuan puna dhe aktivitetet e OHTK-së.
Kuvendi zgjodhi z.Labinot Ademi kryetar të Njësisë Rajonale të OHTK-së në Prishtinë.
Me propozimin e kryetarit Ademi anëtarët e këtij Kuvendi zgjodhën z.Daut Jashari dhe z.Ditar Hoti nënkryetarë të kësaj Njësie Rajonale.
Nga ky kuvend u zgjodh edhe kryesia e Njësisë Rajonale të OHTK-së në Prishtinë.
Kuvendi propozoi edhe anëtarët e këshillit drejtues të OHTK-së si dhe delegatët për Kuvendin e OHTK-së nga kjo Njësi Rajonale.
Ky Kuvend Zgjedhor është përcjellur dhe monitoruar nga kryetari i komisionit zgjedhor Afrim Muçiqi, Kryetari i OHTK-së Hysen V. Sogojeva, Kryetari i Kuvendit Armend Delijaj, drejtori ekzekutiv Sadik Gashi, sekretari Luan Bajramaj si dhe drejtori i Departamentit për Hoteleri dhe Gastronomi Mr. Sadik Maqedonci në emër të OHTK-së në qendër.
Pas Njësisive Rajonale të OHTK-së në Pejë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Prishtinë kuvendet zgjedhore do të mbahen edhe në Njësitë Rajonale të OHTK-së në Gjilan, Gjakovë dhe Prizren.