Lajme

Derisa prisnin për t’ia dhënë “librezën e notave” Nagavcit, arrestohen aktivistët e PSD-së në Bibliotekën Kombëtare

03/07/2024 14:14
nga:G B

Janë arrestuar aktivistët e PSD-së në Bibliotekën Kombëtare derisa po prisnin ministren, Arbërie Ngavci, për t’ia dhënë “librezën e notave”.

Aktivistët e arrestuar janë, Nol Nushi, Gëzon Kastarti dhe Frashër Demaj.

Ata bën një aksion simbolik brenda bibliotekës, duke vendosur një librezë imituese në emër të ministres Nagavci.

PSD-ja në në librezë ka vendosur disa nota, që sipas tyre, tregojnë vlerësimet e arritjeve në mandatin e saj si ministre e Arsimit.

Me ketë rast, Nol Nushi ka thënë se me këtë po tregojnë se kush po e udhëheq arsimin në Kosovë.