Lajme

Deklarohet vëllai i Sylejman Selimit për bastisjen në shtëpinë e tij

03/07/2024 09:47
nga:G B

Mentor Selimi thotë se nuk ka informacione për bastisjen në shtëpinë e vëllait të tij, ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Në një prononcim të shkurtë për Paparacin ai mohoi të ketë dijeni për bastisjen e sotme nga Gjykata Speciale.

“Nuk e di, s’jam në ngjarje, për besë nuk kokna në ngjarje. Unë jetoj në Klinë, se di, ka mundësi”, tha shkurt Mentor Selimi.