Lajme

Kobra i buzëqeshur para medieve, sillet para Gjykatës për seancën e vrasjes së të riut nga Kukësi

03/07/2024 09:38
nga:G B

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nën përcjelljen e Policisë është sjellë Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, ku pritet të mbahet seanca fillestare në rastin ku i njëjti akuzohet për vrasjen e të riut nga Kukësi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktauzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren një vit më parë.