Gjykata Speciale ka trokitur në derën e ish-zëvendëskryeminsitrit, Hajredin Kuçi në orët e para të mengjesit të sotëm.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se Specialja ka bastisur shtëpinë e Kuqit. Momentalisht nuk dihet nëse ai është arrestuar.
Po ashtu, raportohet se që nga orët e hershme të mëngjesit po kryhen bastisje në shtëpinë e Sylejman Selimit, njërit prej eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndryshe, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Gazeta Blic ka dërguar pyetje në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë (DHSK) por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë ndonjë përgjigje.