Lajme

Kina: Ne mbështesim konferencën e paqes me Rusinë dhe Ukrainën

03/07/2024 08:18
nga:N K

Kina mbështet përpjekjet për të mbajtur një konferencë ndërkombëtare paqeje të njohur si nga Rusia ashtu edhe nga Ukraina.

Kjo konferencë mund të sigurojë pjesëmarrje të barabartë të të gjitha palëve dhe diskutime të drejta për të gjitha planet e paqes.

Ministri i Jashtëm Wang Yi, në një konferencë të mbajtur gjatë punimeve të Kongresit Popullor Kombëtar, lidhur me konfliktin mes Moskës dhe Kievit u shpreh: “Qëllimi ynë është të gjejmë rrugën për të filluar bisedimet e paqes. Të gjitha konfliktet duhet të përfundojnë në tryezën e bisedimeve: sa më shpejt të fillojnë bisedimet, aq më shpejt do të vijë paqja”, shtoi Wang.