Lajme

Haziri: Kurrë Kosova s’ka pasë raporte më të këqija me Shkupin se me Qeverinë Kurti

03/06/2024 23:50
nga:Mergim Rreci

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Kosova nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie më të këqija me vendet fqinje, me theks të veçantë me Maqedoninë e Veriut, se tash gjatë kohës së Qeverisë Kurti.

”Ka shkaktu trazira, ka shkaktu marrëdhënia të këqija, kurrë s’ka qenë në marrëdhënie me të këqija”, tha Haziri ndër tjera.

Ai tutje ka shtuar se Kurti i ka ftohur marrëdhëniet me SHBA-të, por sipas tij, ”ata nuk punojnë me Qeverinë thonë se e kena mik popullin e Kosovës”.

Tutje Haziri ka shtuar se politika në Maqedoninë e Veriut do të përçahet pasi Kurti dëshiron atje ta dërgoj këshilltarin e tij për ta bërë deputet. “Nuk është larg mendjes që kjo opozitë të transformohet në LVV”.

Haziri ka bërë edhe një parashikim të keq për koalicionin opozitar.

”VLEN në Shkup ka me pas fatin e VLAN’it në Kosovë”, tha Haziri.