Joao Felix pritet të qëndrojë në Barcelonë sezonin e ardhshëm, përsëri në huazim nga Atlético Madrid . Lajmin e jep e përditshmja katalanase Sport .
Sipas të njëjtit burim, agjenti Jorge Mendes është në krye të operacionit, i cili në këtë pikë është duke u zhvilluar shumë mirë, me disa detaje që mungojnë ende për t’u finalizuar, përcjell GazetaBlic Sport.
Sport raporton gjithashtu se Atletico Madrid i ka propozuar Barcelonës që të blejë një përqindje të shërbimeve të sulmuesit ndërkombëtar portugez , por nuk ka pasur marrëveshje. Një huazim i ri është skenari më i fortë.
Këtë sezon, Joao Felix , 24 vjeç, ka shënuar tetë gola dhe pesë asistime në 31 ndeshje për Blaugrana.
/GazetaBlic Sport/